Dita e Karrierës në Universitetin Bujqësor i Tiranës (UBT)

Dita e Karrierës në Universitetin Bujqësor i Tiranës (UBT)

Në datë 13 Dhjetor 2019, ne Universitetin Bujqësor i Tiranës (UBT) u zhvillua nje takim i hapur me studentet e vitit te trete Barchelor dhe vitit te dyte Master, i organizuar nga Zyra e Karrieres dhe Alumni, mbi prezantimin e mundesive te punesimit dhe manualit per te aplikuar per pune.

Në fjalën e tij, Drejtori i Zyres se Karriers dhe Alumni, z. Shpresim Domi, pjese i stafit te projektit GRADUA, nder te tjera informoi studentet lidhur me projektin Gradua dhe rendesine e regjistrimit ne platforme. Ai e renditi platformen GRADUA, si nje mundesi jo vetem punesimi por edhe per gjetjen e praktikave profesionale. Ne kete drejtim, ai i ftoi studentet qe te regjistrohen ne platforme, por jo vetem,  si dhe te jene teper vigjilent ne ndjekjen e cdo mundesie punesimi ao praktike qe kompanite e regjistruara ne kete platforme ofrojne. Ai informoi studentet se nepermjet platformes GRADUA eshte mundesuar qe nje prej studenteve te AUT te kryeje praktiken profesionale ne Dhomen e Tregestise dhe Industrise si dhe theksoi se po punon per te ofruar mundesi punesimi me kompanite qe AUT ka marreveshje bashkepunimi.

Me tej gjate ketij takimi z. Sokol Avxhiu perfaqesues i Agjensise zviceriane per Zhvillim dhe bashkepunim “Risi Albania”, nje nga agjensite e cila ka marre pjese ne shume takime te realizuara ne kuader te projektit GRADUA, me fokus zhvillimin e karrieres, beri nje prezantim mbi elemente te rendesishem te prezantimit ne nje interviste pune dhe ceshtje te tjera ne kete drejtim.