Seminare informuese mbi GRADUA në Universitetin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë gjatë vitit 2019

Seminare informuese mbi GRADUA në Universitetin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë gjatë vitit 2019

Në kuadër të aktiviteteve informuese të GRADUA, gjatë vitit 2019, Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë organizoi disa seminare drejtuar studentëve. Qëllimi ishte informimi i studentëve në prag të diplomimit në lidhje me projektin Gradua, prezantimi i platformës, shpjegimi i procesit të regjistrimit, plotësimi i pyetësorit dhe gjithashtu për të folur mbi mundësitë e ofruara nga platforma GRADUA. Seminaret u mbajtën përpara sezoneve të diplomimit, konkretisht në Maj 2019 me Studentët e Stomatologjisë dhe  Administrimit të Biznesit, në Qershor 2019 me studentët e Infermierisë dhe Mjekësisë, në Dhjetor 2019 me studentët e Fizioterapisë dhe Infermierisë. Gjithashtu, për një përfshirje sa më të gjerë, u mbajt një takim informues me Këshillin e Studentëve.

Studentët e diplomuar kanë qenë kureshtarë, aktivë dhe bashkëpunues, duke bashkëvepruar pozitivisht me grupin e punës së projektit dhe duke vlerësuar mundësitë dhe mjetet e reja të ofruara nga projekti.

Për vitin 2020, seminare të tjera informuese janë planifikuar duke filluar nga muaji Mars.